Trump arriti një sukses të madh në Gjykatën Supreme – hapet rruga për rikthimin e politikës së ashpër ndaj azilkërkuesve

Bota

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e një prej politikave më të debatueshme të emigracionit të presidentit amerikan, Donald Trumpit, duke i lejuar administratës së tij të kufizojë ndjeshëm hyrjen e azilkërkuesve në kufirin jugor të SHBA-së. Vendimi përbën një fitore të rëndësishme për presidentin amerikan dhe administratën e […]

Madhësia e shkronjave

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e një prej politikave më të debatueshme të emigracionit të presidentit amerikan, Donald Trumpit, duke i lejuar administratës së tij të kufizojë ndjeshëm hyrjen e azilkërkuesve në kufirin jugor të SHBA-së.

Vendimi përbën një fitore të rëndësishme për presidentin amerikan dhe administratën e tij, e cila ka premtuar zbatimin e një agjende të ashpër për emigracionin, përfshirë dëbimin e një numri të madh personash pa dokumente dhe forcimin e kontrolleve kufitare.

Politika në fjalë u mundëson agjentëve amerikanë në kufi që të kthejnë azilkërkuesit drejt Meksikës para se ata të hyjnë zyrtarisht në territorin amerikan. Kjo i pengon ata të dorëzojnë kërkesat për azil, një procedurë që zakonisht nis procesin ligjor për shqyrtimin e rasteve të tyre.

Sipas ligjit amerikan, personat që mbërrijnë në kufirin e SHBA-së dhe kërkojnë mbrojtje për shkak të përndjekjes politike, racore apo fetare zakonisht kanë të drejtë që kërkesat e tyre të shqyrtohen, shkruan cnn.

Praktika e kontrollit të numrit të azilkërkuesve në kufi nisi gjatë administratës së Barack Obamës, por u zgjerua dhe u bë pjesë qendrore e politikave të liderit amerikan gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Vendimi i Gjykatës Supreme i jep administratës Trump më shumë hapësirë për të zbatuar masat kufizuese, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut pritet ta kundërshtojnë ashpër këtë politikë, duke e cilësuar si pengesë ndaj të drejtës për të kërkuar azil. /Telegrafi/