Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se anijet kanë filluar të lëvizin sërish përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Përmes një deklarate në Truth Social, Trump tha se shumë prej anijeve që po kalojnë nëpër ngushticë janë të ngarkuara me naftë dhe po lëvizin përgjatë asaj që ai e quajti “Autostrada Jugore”.
“Anijet kanë filluar të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po shkojnë përgjatë ‘Autostradës’ Jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e pastër. Ka edhe zona të tjera udhëtimi”, deklaroi Trump.
Ndryshe, çmimi i naftës ka rënë pas lajmeve për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02%, në 83.82 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas ishte 80.95 dollarë për fuçi, duke rënë me 4.63%. /Telegrafi/






