Tri gola në pjesën e dytë, Sportingu shumë i fort për Galatasarayn

Sport

Sportingu i Lisbonës ka arritur fitore 3-1 ndaj Galatasarayn, në një ndeshje që u vendos kryesisht në pjesën e dytë. Galatasaray kaloi në epërsi që në minutën e pestë, pas një autogoli të Gonçalo Inacios. Luis Suarez shënoi më pas për Sportingun në minutën e 19-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Sportingu […]

Madhësia e shkronjave

Sportingu i Lisbonës ka arritur fitore 3-1 ndaj Galatasarayn, në një ndeshje që u vendos kryesisht në pjesën e dytë.

Galatasaray kaloi në epërsi që në minutën e pestë, pas një autogoli të Gonçalo Inacios. Luis Suarez shënoi më pas për Sportingun në minutën e 19-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Sportingu barazoi në minutën e 27-të me Geny Catamon, i cili reagoi shpejt pas një topi të kthyer në zonë. Në pjesën e parë nuk pati më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, Sportingu u tregua shumë më efikas. Luis Suarez shënoi për 2-1 në minutën e 57-të, ndërsa Rodrigo Zalazar Martinez realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë vetëm gjashtë minuta më vonë për 3-1.

Galatasaray provoi të rikthehej në lojë përmes zëvendësimeve, por nuk arriti të ndryshonte rezultatin. Sportingu e menaxhoi epërsinë deri në fund dhe regjistroi një fitore të rëndësishme 3-1. /Telegrafi/