Jose Mourinho aktualisht ka një skuadër prej 26 lojtarësh, në një kohë kur trajneri portugez dëshiron të mbështetet vetëm te 20 futbollistë, plus tre lojtarët që po rikuperohen nga dëmtimet afatgjata: Eder Militao, Rodrygo dhe Ferland Mendy.
Kjo do të thotë se Mourinho ka tre lojtarë më shumë sesa dëshiron të ketë në skuadër, edhe nëse futbollistët e dëmtuar llogariten brenda grupit.
Me promovimin e Thiago Pitarch në ekipin e parë tashmë të konfirmuar, numri i lojtarëve të Real Madridit është rritur në 26.
Duke pasur parasysh situatën aktuale në këtë afat kalimtar, çështjet duket se janë kryesisht të qarta. Mourinho duket i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion, me përjashtim të disa lojtarëve që mund të largohen para mbylljes së afatit kalimtar.
Real Madridi ka shpenzuar 225 milionë euro për gjashtë transferime për t’iu përgjigjur kërkesave të trajnerit: Diomande, Cucurella, Dumfries, Konate, Bernardo Silva dhe Carlos Espi.
Transferimi i një qendërmbrojtësi të ri mund të rikthehet në tavolinë nëse klubi merr një ofertë të mirë për Asension dhe lojtari i dalë nga akademia pranon të largohet. Megjithatë, ai vazhdon të përsërisë dëshirën e tij për të qëndruar.
Tre lojtarë konsiderohen jashtë planeve të Mourinhos, por trajneri dëshiron të mbështetet te futbollistët që mund të mbulojnë më shumë se një rol, si Arda Guler dhe Bernardo Silva.
Të dy mund të luajnë në të gjithë vijën e sulmit, por gjithashtu mund të aktivizohen edhe në mesfushë.
E njëjta gjë vlen edhe për Bellingham. Trajneri beson se mbajtja e lojtarëve që marrin pak minuta dhe kanë pak mundësi reale për të luajtur mund të krijojë një atmosferë të tensionuar në dhomën e zhveshjes, diçka që ai dëshiron ta shmangë me çdo kusht.
Camavinga është një tjetër lojtar që Real Madridi ende shpreson ta shesë, por e vërteta është se klubi nuk ka marrë ende ndonjë ofertë serioze për francezin gjatë kësaj vere.
Ylli francez ka lënë të kuptohet se dëshiron të qëndrojë, megjithëse mund ta ndryshojë mendjen nëse një klub i madh paraqitet me një ofertë konkrete.
Situata e Endrickut ishte më delikate, por sipas gazetës spanjolle AS, klubi e ka lënë mënjanë idenë e huazimit të tij me kërkesë të Mourinhos.
Tani vëmendja kthehet te një tjetër lojtar, Mendy, veçanërisht pasi pozita e mbrojtësit të majtë ka tri opsione. Real Madridi dëshiron ta zgjidhë situatën e Mendyt, por sipas AS, lojtari nuk ka ndërmend të largohet për momentin.
Në fund, Real Madridi po pret oferta edhe për Asencion, i cili është shumë i bindur se mund ta bindë Mourinhon se është lojtari i duhur për këtë projekt./Telegrafi/






