Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ofroi mendimet e tij mbi mundësinë për t’u bërë skuadra e dytë në histori që fiton tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit, në sezonin e ardhshëm.
Enrique ka një objektiv të qartë para nisjes së sezonit 2026/27, pasi synon të shkruaj histori me PSG-në, duke fituar trofeun e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.
“Unë përqendrohem në ripërtëritjen e asaj dëshire për të fituar përsëri. Është e vështirë të vazhdosh të fitosh. Tani për tani, kemi një sfidë unike – diçka që është praktikisht e pashembullt në historinë e futbollit evropian, e cila është të barazohemi me Real Madridin nëse mund të fitojmë një Ligë të Kampionëve për herë të tretë radhazi”, ka thënë fillimisht Enrique.
Enrique si trajner ka të fituara tri Liga të Kampionëve
“Kjo është diçka në një nivel krejt tjetër. Askush në histori nuk ka fituar tre herë radhazi, vetëm Real Madridi. Mund t’i barazojmë. Por nuk mendoj se ka ndonjë ekip në Evropë më të motivuar se ne”.
“Askush nuk e përjashton më Paris Saint-Germain. Dy vjet më parë, ishte e pamundur të na vendosnin midis favoritëve – jo e pamundur, por ne nuk ishim një nga favoritët”.
“Tani, askush nuk do të thoshte se Paris Saint-Germain nuk është favorit. Kjo është diçka që e kemi merituar, por nëse do ta mbajmë atë pozicion, duhet të punojmë edhe më shumë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/






