Tragjedi në një park argëtues të Meksikës, 18-vjeçarja bie nga ‘lavjerrësi’ dhe humb jetën

Bota

Një 18-vjeçare ka vdekur pasi ra nga një pajisje argëtuese në një festival tradicional në Cabo San Lucas, në Los Cabos të Meksikës. Viktima është identifikuar si Gabriela Rodríguez Tezoco. Ajo ishte duke u argëtuar në një pajisje të quajtur “The Pendulum” (Lavjerrësi), kur më 20 tetor ra nga ajo. Pas incidentit, ekipet e emergjencës […]

Madhësia e shkronjave

Një 18-vjeçare ka vdekur pasi ra nga një pajisje argëtuese në një festival tradicional në Cabo San Lucas, në Los Cabos të Meksikës.

Viktima është identifikuar si Gabriela Rodríguez Tezoco. Ajo ishte duke u argëtuar në një pajisje të quajtur “The Pendulum” (Lavjerrësi), kur më 20 tetor ra nga ajo.

Pas incidentit, ekipet e emergjencës dhe pjesëtarët e Kryqit të Kuq meksikan i ofruan ndihmën e parë, përpara se ta transportonin me urgjencë në spital. Megjithatë, e reja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Komuna e Los Cabos konfirmoi vdekjen e saj më 21 tetor, duke shprehur ngushëllime për familjen, raportojnë mediat.

Kryetari i komunës, Christian Agúndez Gómez, tha se kjo tragjedi mund t’i kishte ndodhur kujtdo dhe bëri thirrje për solidaritet me familjen e viktimës.

“Festimet na kujtojnë se kush jemi, nga vijmë dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë kur jemi të bashkuar. Sot, me të njëjtin shpirt me të cilin bashkohemi për të festuar, duhet të bashkohemi për ta mbështetur familjen e Gabrielës. Kjo mund t’i kishte ndodhur secilit prej nesh. Nuk jeni vetëm”, thuhet në deklaratën e kryetarit, sipas përkthimit të publikuar nga autoritetet lokale.

Pas aksidentit, funksionimi i pajisjes u pezullua, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kontrolluar pajisjet e tjera argëtuese.

Hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Përgjithshme e shtetit të Baja California Sur. Deri më tani, rrethanat e sakta të rënies dhe shkaku i aksidentit mbeten nën hetim. /Telegrafi/

Komentet