Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 4 anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit

Nacionale

<div><div><img width="527" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819406-tragjedi-ne-familjen-shqiptare-ne-itali-4-anetaret-humbin-jeten-nga-rrjedhja-e-gazit.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="tragjedi-ne-familjen-shqiptare-ne-itali,-4-anetaret-humbin-jeten-nga-rrjedhja-e-gazit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="527" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819406-tragjedi-ne-familjen-shqiptare-ne-itali-4-anetaret-humbin-jeten-nga-rrjedhja-e-gazit.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="tragjedi-ne-familjen-shqiptare-ne-itali,-4-anetaret-humbin-jeten-nga-rrjedhja-e-gazit"></p>Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarët e saj kanë humbur jetën nga rrjedhjeje e gazit.  Lajmi i rëndë është raportuar nga mediat italiane, të cilat thonë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt) në rrethana ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar</div>

Madhësia e shkronjave

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarët e saj kanë humbur jetën nga rrjedhjeje e gazit. 
Lajmi i rëndë është raportuar nga mediat italiane, të cilat thonë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt) në rrethana ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre.
Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.
Po ashtu edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pësuan një intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas autoriteteve, tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës. Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë.
Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.
Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme. Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.