Cristiano Ronaldo dhe Kombëtarja e Portugalia u ndalën në barazim 1-1 me Republikën Demokratike të Kongos në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës.
Ronaldo ishte kryesisht i painteresuar dhe joefektiv gjatë gjithë ndeshjes, vetëm një ditë pasi rivali i tij Lionel Messi shënoi një tregolësh në ndeshjen hapëse të Argjentinës.

Ky barazim ka bërë që Portugalia dhe Ronaldo të kritikohet shumë për paraqitjen, por edhe të tallen.
Tifozët e Republikës Demokratike të Kongos e shijuan paraqitjen e parë të ekipit të tyre në Kupën e Botës, si dhe golin dhe pikën e parë.
Pas ndeshjes, ata u panë jashtë stadiumit të Hjustonit duke bërë festimin ikonik të Ronaldos, të njohur si “Siuu”.
Video e këtyre tifozëve teksa tallen me Ronaldon është bërë virale tashmë në rrjetet sociale. /Telegrafi/





