Thomas Partey, arsyeja pse Gana mund të preferojë të përfundojë e treta dhe jo e dyta

Sport

Gana do ta zhvillojë sonte në mbrëmje ndeshjen vendimtare ndaj Kroacisë në Grupin L të Kupës së Botës 2026, me mundësinë që ta mbyllë fazën e grupeve në vendin e parë, të dytë ose të tretë. Skuadra e drejtuar nga Carlos Queiroz ka katër pikë pas dy ndeshjeve të para. Me një fitore ndaj Kroacisë, […]

Madhësia e shkronjave

Gana do ta zhvillojë sonte në mbrëmje ndeshjen vendimtare ndaj Kroacisë në Grupin L të Kupës së Botës 2026, me mundësinë që ta mbyllë fazën e grupeve në vendin e parë, të dytë ose të tretë.

Skuadra e drejtuar nga Carlos Queiroz ka katër pikë pas dy ndeshjeve të para. Me një fitore ndaj Kroacisë, Gana do të siguronte të paktën vendin e dytë, ndërsa mund të përfundonte edhe e para nëse Anglia nuk fiton ndaj Panamasë ose nëse ganezët fitojnë me dy gola më shumë se anglezët.

Megjithatë, ekziston një situatë e pazakontë që mund ta bëjë vendin e dytë më pak të dëshirueshëm. Nëse Gana kualifikohet si nënkampione e grupit, ndeshjen e 1/16 së finales do ta luajë në Toronto të Kanadasë.

Ky skenar do të ishte problematik për Thomas Parteyn, pasi mesfushori i Villarrealit nuk lejohet të hyjë në Kanada për shkak të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual ndaj disa grave.

Për këtë arsye ai mungoi edhe në ndeshjen e parë të Ganës në këtë Botëror.

Partey u rikthye në formacion ndaj Anglisë dhe ishte ndër lojtarët më të spikatur në fushë. Mesfushori zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe ishte lojtari më i vlerësuar i Ganës në mesin e futbollistëve të fushës, duke u kaluar vetëm nga portieri Asare.

Duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Carlos Queirozit, mungesa e Parteyt në një ndeshje eliminatore do të ishte një goditje e madhe për Ganën.

Pikërisht për këtë arsye është hapur debati nëse përfaqësuesja afrikane do ta kishte më të favorshme të kualifikohej si një nga skuadrat më të mira të vendit të tretë, në vend që ta mbyllte grupin në pozitën e dytë dhe të detyrohej të luante në Kanada pa një nga lojtarët e saj kyç.

Partey ka qenë pjesë e Arsenalit dhe për atë kohë akozohet për përdhunim dhe sulm seksual ndaj disa grave. /Telegrafi/