Thirrja e Komunës së Prishtinës për qytetarët: Shmangin zonat e përmbytura

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811736-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Thirrja e Komunës së Prishtinës për qytetarët: Shmangin zonat e përmbytura" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="768" height="432" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811736-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Thirrja e Komunës së Prishtinës për qytetarët: Shmangin zonat e përmbytura" loading="lazy"></p>Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike. Thirrja e Komunës së Prishtinës: Njoftim për qytetarët e Kryeqytetit Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se</div>

Madhësia e shkronjave

Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.
Thirrja e Komunës së Prishtinës:
Njoftim për qytetarët e Kryeqytetit
Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 25 mm/m² reshje shiu, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.
Si pasojë, mund të ketë:
• vështirësi në qarkullimin rrugor,
• mbingarkesë të kanalizimit dhe ujërave atmosferike,
• grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime,
• rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të ndjeshme.
Apelojmë te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.
Institucionet përkatëse të Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës.
Për informata të mëtejme, ndiqni njoftimet zyrtare.