Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet S.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas aktakuzës, më 9 dhjetor 2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan–Prishtinë, i pandehuri ishte kapur duke poseduar bankënota false, të cilat dyshohet se kishte tentuar t’i fusë në qarkullim.

Vlera totale e bankënotave të sekuestruara arrinte shumën prej 105 mijë eurosh.
Prokuroria ka bërë të ditur se ekspertiza e kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara.
Rasti tashmë pritet të trajtohet në procedurë gjyqësore nga organet kompetente.





