Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë zhvillimit të protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në mesin e turmave të mbledhura është përfshirë edhe përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka ndërhyrë për të menaxhuar e qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve mes protestuesve.
Protesta e sotme, e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EMRIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.
Kjo vjen si reagim ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale të shpallur më 16 shtator, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim: Hashim Thaçi – 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi – 25 vjet burgim, Kadri Veseli – 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi – 13 vjet burgim
Përfaqësuesit e platformës, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se kjo protestë është një thirrje gjithëpopullore kundër asaj që e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /Telegrafi/






