Të rinj nga Lugina e Preshevës kanë marrë pjesë në Forumin Mbarëkombëtar “Foli Shqip”, i cili është zhvilluar në Tiranë, Pogradec dhe Manastir, duke bërë bashkë të rinj shqiptarë nga të gjitha trevat kombëtare.Pjesëmarrja e të rinjve nga Lugina është mundësuar përmes bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë në Shqipëri, nën përkujdesjen e Zyrës për të Rinj në Preshevë.Forumi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve shqiptarë, shkëmbimin e përvojave, promovimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e vlerave të përbashkëta kombëtare.Ky aktivitet është pjesë e programit “NëntorLuginë 2.0”, të iniciuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, i cili gjatë muajit nëntor parasheh organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, arsimore dhe kombëtare.Programi mbështetet nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, nën koordinimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd./BujanociNet/
Të rinjtë shqiptarë nga Lugina pjesë e Forumit Mbarëkombëtar “Foli Shqip”
Të rinj nga Lugina e Preshevës kanë marrë pjesë në Forumin Mbarëkombëtar “Foli Shqip”, i cili është zhvilluar në Tiranë, Pogradec dhe Manastir, duke bërë bashkë të rinj shqiptarë nga të gjitha trevat kombëtare.Pjesëmarrja e të rinjve nga Lugina është mundësuar përmes bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë në Shqipëri, nën […]



