Një moment i veçantë dhe i papritur ka ndodhur në Ferma VIP, duke surprizuar banorët dhe veçanërisht poeten Mimoza Ahmeti.
Ajo ka marrë një mesazh mbështetjeje të dërguar me dron, por surpriza më e madhe ishte identiteti i dërguesit.

Droni i dedikuar për Mozën ka ardhur nga reperja e njohur nga Kosova, Tayna.
Ky gjest është lidhur me mënyrën se si Mimoza është shfaqur brenda shtëpisë, duke treguar një anë më të lirshme, rinore dhe plot energji.
Gjatë qëndrimit të saj në fermë, ajo është parë shpesh duke kënduar këngët e Taynës, një detaj që është bërë edhe viral në rrjet.
Surpriza ka sjellë emocione të forta për poeten, e cila është gëzuar shumë nga kjo.
Tayna ditë më parë bëri edhe një dedikim në rrjete sociale në përkrahje të konkurrentes së Ferma VIP. /Telegrafi/





