Supergoli i Avdullahut nuk mjafton, Hajdari i pafat me autogol në humbjen e Hoffenheimit

Sport

Leon Avdullahu ka shënuar një supergol në ndeshjen e tij të dytë në Bundesligë këtë sezon, por Hoffenheimi është mposhtur 2-3 nga Borussia Dortmundi në një ndeshje dramatike. Një ndeshje e bukur hapëse me pesë gola dhe gjithçka brenda saj, duke e arsyetuar epitetin e derbit të javës. Mesfushori kosovar realizoi në minutën e 45-të, […]

Madhësia e shkronjave

Leon Avdullahu ka shënuar një supergol në ndeshjen e tij të dytë në Bundesligë këtë sezon, por Hoffenheimi është mposhtur 2-3 nga Borussia Dortmundi në një ndeshje dramatike.

Një ndeshje e bukur hapëse me pesë gola dhe gjithçka brenda saj, duke e arsyetuar epitetin e derbit të javës.

Mesfushori kosovar realizoi në minutën e 45-të, me një goditje fantastike nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e majtë të portës për 1-0.

Hoffenheimi e dyfishoi epërsinë në minutën e 54-t, përpara se Dortmundi të reagonte shpejt. Serhou Guirassy shënoi në minutën e 61-të, ndërsa Fabio Silva barazoi në 2-2 pesë minuta më vonë.

Në fund, fati nuk ishte në anën e Hoffenheimit. Në minutën e 86-të, Albian Hajdari devijoi pafat një goditje të kundërshtarit, duke e dërguar topin në portën e tij dhe duke i dhënë Dortmundit epërsinë 3-2.

Hoffenheimi nuk arriti të reagonte në minutat e mbetura dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Dortmundit.

Avdullahu luajti një rol të rëndësishëm në këtë takim, ndërsa Hajdari, përkundër paraqitjes së tij, do ta mbajë mend gjatë autogolin e pafat.

Fisnik Asllani nuk u aktivizua në këtë takim. /Telegrafi/