Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë (VIDEO)

Nacionale

<div><div><img width="640" height="426" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808433-attachment-1024x682.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë (VIDEO)" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1364" height="908" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808433-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë (VIDEO)" loading="lazy"></p>Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi. Ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar. Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti.</div>

Madhësia e shkronjave

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi. Ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar.
Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti. Sipas klubit në fjalë, ngjarja ka ndodhur në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi.
Në njoftimin e klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales. Në videon e publikuar, i riu shihet duke festuar fitoren dhe duke bërë simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.
“Rejani fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij. Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, thuhet në njoftim.
Klubi i pingpongut “Gani Maloku” ka bërë të ditur se kjo ishte hera e katërt që merrte pjesë në turneun e hapur “Podgorica Open”.