Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809576-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809576-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës"></p>Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen nesër në vend, në përfaqësitë diplomatike votohet sot. “Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me</div>

Madhësia e shkronjave

Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen nesër në vend, në përfaqësitë diplomatike votohet sot.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së”, tha KQZ në njoftim.
Konferencat e KQZ-së mbi ecurinë e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës – qendra mediale e KQZ-së:
Konferenca e parë ora 09:00 – hapja e qendrave të votimit. Flet zëdhënësi i KQZ-së.
Konferenca e dytë ora 14:00 – pjesëmarrja në votime deri në ora 13:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.
Konferenca e tretë në ora 20:00 – përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në votime në përfaqësitë diplomatike ku është përmbyllur procesi i votimit.
Në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada.