Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një vilë në Pejë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="485" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/810722-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një vilë në Pejë" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="729" height="553" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/810722-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një vilë në Pejë"></p>Sot bëhet varrimi i Endrit Lajqit, të riut që u gjet i vdekur bashkë me një grua para pak ditësh në një vilë në Pejë. Njoftimin e kanë bërë familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të mbahet sot, me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit të</div>

Madhësia e shkronjave

Sot bëhet varrimi i Endrit Lajqit, të riut që u gjet i vdekur bashkë me një grua para pak ditësh në një vilë në Pejë.
Njoftimin e kanë bërë familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të mbahet sot, me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit të Pejës.
Lidhur me këtë ngjarje ende misterioze, të mërkurën ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune dhe as armë.
Sipas Nikçit, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, pasi kemi dy viktima. Besoj se raporti i autopsisë do t’i tregojë shkaqet e vdekjes dhe kjo do të hapë rrugë për procesin hetimor, për të kuptuar më shumë nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, siç është sekuestrimi i kamerave dhe i telefonave,” ka deklaruar ai.