Tre persona me inicialet A. M., 27 vjeç, D. Gj., 55 vjeç (banues në Sanxhak, Laç) dhe N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel janë arrestuar pasi shisnin lëndë narkotike k****** në zona të ndryshme të Burrelit.
Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë kontrolleve fizike dhe në ambientet e banesave të këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike, fishek luftarakë, telefona, etij.

“94.70 gram lëndë e dyshuar narkotike k******, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 orë dore e markës ‘Rolex’ “, thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Start 3”.
Siç thuhet në njoftim nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatitnin dhe shisnin lëndë narkotike k****** në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/