Smotrich: Gaza do të mbetet në gërmadha, në fund do të ketë migrim

Bota

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka deklaruar se Rripi i Gazës do të mbetet e shkatërruar dhe se, sipas tij, në të ardhmen pritet të ketë largim të banorëve nga territori. “Gaza do të mbetet në gërmadha. Në fund do të ketë migrim, sepse në dekadat e ardhshme nuk do të ketë asgjë për […]

Madhësia e shkronjave

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka deklaruar se Rripi i Gazës do të mbetet e shkatërruar dhe se, sipas tij, në të ardhmen pritet të ketë largim të banorëve nga territori.

“Gaza do të mbetet në gërmadha. Në fund do të ketë migrim, sepse në dekadat e ardhshme nuk do të ketë asgjë për të kërkuar atje”, tha Smotrich.

Deklarata e ministrit izraelit vjen në një kohë kur lufta në Gaza ka shkaktuar shkatërrime të mëdha, viktima të shumta dhe një krizë të rëndë humanitare.

Smotrich, një nga figurat më të djathta në qeverinë izraelite, më herët ka bërë deklarata të diskutueshme lidhur me të ardhmen e Gazës dhe kontrollin izraelit mbi territorin, ndërsa udhëheqës palestinezë dhe organizata ndërkombëtare kanë kundërshtuar çdo ide për zhvendosjen e detyruar të popullsisë.

Ndryshe, nga nisja e luftës më 7 tetor 2023 mes Izraelit dhe Hamasit, numri i të vrarëve është mbi 73 mijë palestinezë në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Nga pala izraelite, në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 u vranë rreth 1200 persona në Izrael, ndërsa gjatë luftës kanë vdekur edhe ushtarë izraelitë. /Telegrafi/