Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin – në fokus reformat, mbrojtja dhe Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Nacionale

Të enjten pasdite, në Shën Stefan, u zhvillua një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, ku në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook […]

Madhësia e shkronjave

Të enjten pasdite, në Shën Stefan, u zhvillua një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, ku në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë takimit u theksua rëndësia e dialogut të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Londrën, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Dje pasdite në Shën Stefan u takova me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike. Dialogu ynë me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm. Ky takim vjen pas bisedave që kam pasur përgjatë këtyre dy muajve të fundit me të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, njëra në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York e tjetra përmes telefonit nga Prishtina, kur ajo më përcolli edhe urimet e Kryeministrit Burnham për zgjedhjen e presidentes”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë mike dhe aleate kyçe në çdo etapë të zhvillimit tonë, nga çlirimi dhe pavarësia deri te demokracia e sotme, dhe mbetet ndër zërat më të fuqishëm për integrimin tonë euroatlantik.

“Tani, me institucione plotësisht funksionale, jemi të përqendruar te reformat dhe zhvillimi, me hapësirë më të madhe për bashkëpunimin tonë, nga mbrojtja deri te Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/

Komentet