Shtetet anëtare të BE-së pajtohen që t’ia zgjasin edhe për 2 vjet mandatin emisarit të dialogut Peter Sorensen

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802968-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Shtetet anëtare të BE-së pajtohen që t’ia zgjasin edhe për 2 vjet mandatin emisarit të dialogut Peter Sorensen" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802968-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Shtetet anëtare të BE-së pajtohen që t’ia zgjasin edhe për 2 vjet mandatin emisarit të dialogut Peter Sorensen" loading="lazy"></p>Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që emisarit evropian për dialog, Peter Sorensen, t’i vazhdohet mandati, në përputhje me rekomandimin e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas. Këtë e kanë konfirmuar burime diplomatike në Bruksel, duke bërë të ditur se kësaj radhe diplomatit danez Sorensen do t’i zgjatet mandati për dy vjet shtesë. Mandati</div>

Madhësia e shkronjave

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që emisarit evropian për dialog, Peter Sorensen, t’i vazhdohet mandati, në përputhje me rekomandimin e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.
Këtë e kanë konfirmuar burime diplomatike në Bruksel, duke bërë të ditur se kësaj radhe diplomatit danez Sorensen do t’i zgjatet mandati për dy vjet shtesë.
Mandati i tij i parë ishte 13-mujor dhe skadon në fund të muajit shkurt. Pranohet se nuk ka pasur shumë lëvizje në proces, përveç disa takimeve në nivel të kryenegociatorëve. Megjithatë, mungesa e progresit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve u atribuohet kryesisht zhvillimeve të brendshme politike, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
BE-ja tashmë ka konfirmuar se Përfaqësuesja e Lartë e për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, synon organizimin e një takimi në nivel liderësh, por vetëm kur të krijohen kushtet e nevojshme për një takim të tillë.
Bashkimi Evropian vazhdon të insistojë se progresi në rrugën evropiane, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, varet drejtpërdrejt nga avancimi në procesin e dialogut.
Në takimin e dhjetorit të ministrave evropianë, pritet t’u rikujtohet palëve se, në mungesë të përparimit në normalizimin e marrëdhënieve, ato rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme.
Pavarësisht mungesës së takimeve në nivelin më të lartë politik, Bashkimi Evropian vazhdon t’u kërkojë Kosovës dhe Serbisë përmbushjen e të gjitha detyrimeve të dala nga dialogu dhe zbatimin e marrëveshjes së vitit 2023, të arritur mes liderëve në Ohër.