Avdullahu: I humbëm dy pikë, por treguam se çfarë mund të bëjmë

Sport

Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, beson se Dardanët kanë humbur dy pikë në barazimin 1-1 ndaj Austrisë, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”. Avdullahu, i cili aktivizohet te Hoffenheimi, ishte i shkurtër në prononcimin e tij pas ndeshjes, por vlerësoi paraqitjen e Kosovës përballë lideres së grupit. “Besoj se i humbëm […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, beson se Dardanët kanë humbur dy pikë në barazimin 1-1 ndaj Austrisë, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Avdullahu, i cili aktivizohet te Hoffenheimi, ishte i shkurtër në prononcimin e tij pas ndeshjes, por vlerësoi paraqitjen e Kosovës përballë lideres së grupit.

“Besoj se i humbëm dy pikë në këtë ndeshje. Por, sonte treguam se çfarë mund të bëjmë”, deklaroi Avdullahu.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 70-të me golin e Fisnik Asllanit, pas asistimit të Edon Zhegrovës, por Austria arriti të barazojë pesë minuta para fundit përmes Christoph Lang.

Me këtë barazim, Kosova mbetet në vendin e dytë në Grupin B3 me pesë pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Austria vazhdon të kryesojë me tetë pikë. /Telegrafi/