Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës në kuadër të Masës 3.4, ka realizuar shpërndarjen e 1,400 pakove ushqimore për familjet në nevojë.
Pakot janë shpërndarë në Podujevë, Drenas, Skenderaj, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren dhe Mitrovicë.

Sipas Islamic Relief Kosova, ndihmat u janë dedikuar familjeve me fëmijë jetimë dhe familjeve që përballen me kushte të rënda ekonomike.
Nga organizata është theksuar se kjo mbështetje synon t’u ofrojë ndihmë konkrete familjeve që kanë më së shumti nevojë. /Telegrafi/





