Shoferëve u kërkohet kujdes i shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në kushte dimërore

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811645-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Shoferëve u kërkohet kujdes i shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në kushte dimërore" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1024" height="576" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811645-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Shoferëve u kërkohet kujdes i shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në kushte dimërore" loading="lazy"></p>Tri aksidente kanë ndodhur brenda këtyre pesë ditëve në Mitrovicë të Veriut. Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook, ku apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor. “Duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve te trafikut, ku gjatë vitit në të</div>

Madhësia e shkronjave

Tri aksidente kanë ndodhur brenda këtyre pesë ditëve në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook, ku apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.
“Duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve te trafikut, ku gjatë vitit në të cilin kemi hyrë janë regjistruar deri më tani 3 aksidente.Policia Rajonale e Mitrovicës Veri ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.
Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, të kenë të vendosura gomat e dimrit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht që shoferët:
Të jenë të pajisur me goma dimërore,
Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës,
Të mbajnë distancën e duhur ndërmjet automjeteve,
Të vendosin rripin e sigurisë,
T’i respektojnë në përgjithësi rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu, për shkak të festave, Policia apelon fuqishëm që asnjë qytetar të mos drejtojë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo substancave tjera, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.