Ish-kryeministri i Katarit dhe ish-ministri i jashtëm, Hamad bin Jasim, ka blerë një vilë në Sardenjë që më parë i përkiste ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi.
Sipas raportimeve të gazetës italiane La Repubblica, prona është shitur për 350 milionë euro, shkruan reuters.
Vila “Certosa”, e njohur si rezidenca verore jozyrtare e Berluskonit, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të organizimit të të ashtuquajturave “bunga bunga” festa, të cilat kanë shkaktuar skandale të mëdha politike dhe gjyqësore në Itali.
Berlusconi ishte përballur me akuza për prostitucion me të mitur, ndërsa më vonë u lirua nga akuzat për korrupsion dhe abuzim me detyrën.
Blerësi i pronës është i regjistruar në Luksemburg, por mediat italiane e lidhin atë me familjen Al Thani, që sundon Katarin prej më shumë se një shekulli e gjysmë.
Shitja e vilës pritet të ndihmojë në përmirësimin e situatës financiare të trashëgimtarëve të Berluskonit, të cilët që nga viti 2023 po përpiqen të përmbushin detyrimet e përcaktuara në testamentin e tij.
Sipas La Repubblica, ndër pagesat më të mëdha janë rreth 100 milionë euro për ish-partneren e Berluskonit dhe për vëllain e tij, Paolo Berlusconi. /Telegrafi/






