SHBA nis tërheqjen e aeroplanëve ushtarakë nga Izraeli pas marrëveshjes me Iranin

Bota

SHBA përgatitet të tërheqë një pjesë të avionëve furnizues nga Izraeli pas marrëveshjes me Iranin. Ushtria amerikane po përgatitet të zvogëlojë praninë e saj ajrore në Izrael, duke planifikuar tërheqjen e rreth 20 për qind të avionëve furnizues me karburant nga aeroporti Ben Gurion, pas arritjes së një marrëveshjeje kornizë mes Shteteve të Bashkuara dhe […]

Madhësia e shkronjave

SHBA përgatitet të tërheqë një pjesë të avionëve furnizues nga Izraeli pas marrëveshjes me Iranin.

Ushtria amerikane po përgatitet të zvogëlojë praninë e saj ajrore në Izrael, duke planifikuar tërheqjen e rreth 20 për qind të avionëve furnizues me karburant nga aeroporti Ben Gurion, pas arritjes së një marrëveshjeje kornizë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që synon përfundimin e konfliktit mes dy vendeve.

Sipas raportimeve, SHBA-ja aktualisht ka të vendosur në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit rreth 72 avionë furnizues me karburant, të cilët përdoren për mbështetjen e operacioneve ajrore dhe furnizimin në ajër të avionëve ushtarakë, raportojnë mediat.

Prania e këtyre avionëve ka zënë një pjesë të madhe të hapësirës së aeroportit, duke përdorur pothuajse gjysmën e kapacitetit të parkimit në Ben Gurion.

Tërheqja e një pjese të flotës amerikane shihet si një sinjal i mundshëm i uljes së tensioneve pas zhvillimeve diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur nëse avionët do të largohen plotësisht nga territori i Izraelit apo do të zhvendosen në baza të tjera ushtarake izraelite.

Vendimi për ripozicionimin e avionëve vjen në një kohë kur SHBA-ja po rishikon vendosjen e forcave të saj në Lindjen e Mesme, duke balancuar nevojën për gatishmëri ushtarake me përpjekjet diplomatike për të shmangur një përshkallëzim të ri në rajon. /Telegrafi/