Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se pas afatit prej 48 orësh, Vetëvendosja dhe deputetët e saj tash e shkelën edhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
Sadiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se: “Dmth, për vetëm një muaj kanë mbërri me e shkel Kushtetutën, Aktgjykimin e Gjykatës dhe Rregulloren e Kuvendit. Tash tregomani: cili armik i një shteti mundet me i bë këto më shpejt e më keq? Qysh mundet me u dëmtu një shtet më shumë se kaq?”.
Ai po ashtu tha se nuk asgjë që e dëmton shtetin më shumë sesa rrënimi i rregullave dhe institucioneve të tij.
“As korrupsioni, as nepotizmi, as tanket e as plumbat. Sepse kur e shkel Kushtetutën, e shpërfill Gjykatën dhe e shkel Rregulloren e institucionit më të lartë përfaqësues, nuk je veç tu e keqqeverisë shtetin. Je tu ia rrënu themelet. Këta më nuk janë amatera. Janë shkatërrues. Janë dëmtues të shtetit”, ka shkruar Sadiku. /Telegrafi/






