Rusia ka nisur të përdorë një lloj të ri dronësh në sulmet kundër Ukrainës, të cilët janë bërë të dallueshëm për shkak të antenave të pazakonta në pjesën e përparme.
Pamja e këtyre antenave u ka dhënë dronëve nofkën “dronë me mustaqe”, ndërsa imazhet e tyre janë publikuar në rrjetet sociale.
Sipas këshilltarit të presidentit ukrainas, Serhii “Flash” Beskrestnov, ende nuk dihet me saktësi se për çfarë shërbejnë antenat e vendosura në pjesën e përparme të mjeteve ajrore pa pilot.
Ai tha se funksioni i këtyre “mustaqeve” mbetet i paqartë dhe se nevojiten më shumë të dhëna për të kuptuar teknologjinë e përdorur.
Përdorimi i dronëve të ndryshëm është bërë pjesë e rëndësishme e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, me të dyja palët që vazhdimisht po zhvillojnë dhe përshtatin teknologjitë e tyre për sulme dhe mbrojtje.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/






