Qarkullimi në aksin rrugor Prishtinë – Pejë e respektivisht për Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është zhvilluar me vështirësi sot në orët e mëngjesit, si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.
Siç shihet edhe në foto, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa rruga paraqitet e mbuluar me borë dhe e rrëshqitshme. Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të kushteve të rënda atmosferike.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe respektim të rregullave të trafikut, sidomos në drejtim të aeroportit, ku fluksi i automjeteve mbetet i lartë gjatë orëve të para të ditës. Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës./RTK/
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”
<div><div><img width="640" height="393" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812913-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="877" height="538" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812913-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”" loading="lazy"></p>Qarkullimi në aksin rrugor Prishtinë – Pejë e respektivisht për Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është zhvilluar me vështirësi sot në orët e mëngjesit, si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta. Siç shihet edhe në foto, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa rruga paraqitet e mbuluar me borë dhe</div>






