Rruga Ferizaj-Gjilan vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të ujit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812868-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Rruga Ferizaj-Gjilan vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të ujit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1245" height="700" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812868-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Rruga Ferizaj-Gjilan vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të ujit"></p>Rrugët në rajonin e Ferizajt, duke përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim, njofton Policia Rajonale e Ferizajt. Përjashtim bën aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim. Kështu ka bërë të</div>

Madhësia e shkronjave

Rrugët në rajonin e Ferizajt, duke përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim, njofton Policia Rajonale e Ferizajt.
Përjashtim bën aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli shtoi se të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas. Ai apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër fshatra, ku kushtet atmosferike dhe sasia e borës mund të ndikojnë në qarkullim.
Veslei gjithashtu u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës. Policia njofton se patrullat janë në terren dhe do të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e rrugëve për sigurinë e qytetarëve./Telegrafi/