Lionel Messi vazhdoi të dhurojë momente të veçanta edhe jashtë fushës, pasi i dhuroi fanellën e përdorur në ndeshje legjendës italiane Roberto Baggio, menjëherë pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.
Argjentina triumfoi me rezultat 3-1 pas vazhdimeve në “Kansas City”, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës për herën e tretë në katër edicionet e fundit.
Në tribunat e stadiumit ishte i pranishëm edhe Roberto Baggio, një nga ikonat më të mëdha të futbollit italian, i cili pas përfundimit të ndeshjes u takua me Messin.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë i dhuroi Baggios fanellën që kishte veshur gjatë sfidës, ndërsa të dy u fotografuan së bashku në një moment që u prit shumë mirë nga tifozët e futbollit.
Më pas, Baggio publikoi fotografinë në llogarinë e tij në Instagram dhe shprehu mirënjohjen ndaj kapitenit argjentinas.
“Faleminderit, Leo, për dhuratën tënde të çmuar dhe për përzemërsinë tënde. Të dua shumë, miku im”, shkroi legjenda italiane.
Argjentina përndryshe në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë, e cila eliminoi Norvegjinë./Telegrafi/






