Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur 850 shtëpi në departamentin Pas-de-Calais, në veri të Francës, njoftuan të shtunën autoritetet lokale.
Prefekti i Pas-de-Calais, Francois-Xavier Lauch, i tha transmetuesit publik Franceinfo se 85 rrugë vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe se niveli i lumit Canche ka tejkaluar nivelet historike në disa pika.
🇫🇷Flooding in northern France: 800 people evacuatedNearly 800 people have left their homes as heavy rain causes flooding in Pas-de-Calais. The Canche River has reached its highest level and is expected to remain high through November 21. Evacuations have been underway since November 19.#France #Floods #PasDeCalais
— BT News (@btnewseng) November 21, 2026
Lauch tha se mund të evakuohen edhe banorë të tjerë dhe se ata që tashmë janë larguar nga banesat e tyre nuk do të mund të kthehen të shtunën.
Sipas prefekturës, rreth 800 persona janë evakuuar që nga 19 nëntori.
Agjencia kombëtare meteorologjike Meteo-France bëri të ditur se në Pas-de-Calais vazhdon të jetë në fuqi alarmi portokalli për përmbytje.
Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike Enedis tha se rreth 450 familje në Pas-de-Calais dhe departamentin fqinj Nord kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq. /AA/






