Real Madridi ka fituar garën për talentin e madh të Manchester Unitedit, JJ Gabriel.
Sipas raportimeve të gazetarit së “Sky Sport”, Florian Plettenberg, marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti.
JJ Gabriel ka pranuar në parim që t’i bashkohet skuadrës spanjolle, ku kanë mbetur për t’u caktuar edhe testet mjekësore, ndërsa ka zgjedhur Realin para gjigantëve evropianë si Bayern Munich, PSG e Barcelona.
“JJ Gabriel dhe kampi i tij po përparojnë në negociata me Real Madridin. Marrëveshja është afër”.
“Marrëveshja në parim është arritur. 16-vjeçari ka zgjedhur Realin para Bayernit, PSG-së dhe Barcelonës”.
“Lëvizja planifikohet më 1 janar falë pasaportës së tij evropiane. Manchester Unitedi do të fitojë kompensim vetëm për mungesën e tij në stërvitje”, shtoi ai ndër të tjera.
🚨🆕 BREAKING | JJ Gabriel and his camp are progressing in negotiations with Real Madrid. It’s close. Verbal agreement reached, as reported. Medical not yet scheduled. The 16 y/o gem has decided to join Real over Bayern, PSG and Barcelona.Move planned for January 1st thanks to his European passport. Manchester United will only receive training compensation. #MUFC @SkySportDE 🏴 https://t.co/eySVIjc1qq
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) November 5, 2026
Kësisoj, Real Madridi e merr një top talent, i cili fillimisht do t’i bashkohet ekipit të dytë./Telegrafi/