Më 4 korrik 2026, hapësira e AMC Parking – Out Door do të shndërrohet në skenën e një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore të kësaj vere, me performancën e DJ dhe producentit me famë ndërkombëtare, Mahmut Orhan.
I njohur për tingullin e tij karakteristik që ndërthur elemente elektronike, melodike dhe orientale, si dhe për performancat në skenat më të njohura botërore, Mahmut Orhan rikthehet në rajon për një koncert open air që premton një atmosferë të veçantë nën qiellin e verës.

Pas një serie eventesh të suksesshme dhe interesimit të jashtëzakonshëm nga publiku në Kosovë dhe rajon, kjo mbrëmje pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës në një eksperiencë të ndërtuar rreth muzikës, energjisë dhe komunitetit.
Më shumë detaje rreth programit dhe artistëve mbështetës do të publikohen së shpejti.
Biletat e fundit janë në dispozicion në rave-travel.com.





