Raportohet për mospajtime në produksion, Arbana Osmani drejt largimit nga Ferma VIP?

Magazina

Sezoni i tretë i Ferma VIP u mbyll me sukses, duke u konsideruar një projekt ambicioz që ngriti standardet e formatit, falë edhe angazhimit të emrave të njohur si Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj. Megjithatë, pas finales, në rrjetet sociale nisën diskutimet dhe pikëpyetjet lidhur me të ardhmen e moderatores në këtë format. Postimi […]

Madhësia e shkronjave

Sezoni i tretë i Ferma VIP u mbyll me sukses, duke u konsideruar një projekt ambicioz që ngriti standardet e formatit, falë edhe angazhimit të emrave të njohur si Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj.

Megjithatë, pas finales, në rrjetet sociale nisën diskutimet dhe pikëpyetjet lidhur me të ardhmen e moderatores në këtë format.

Postimi përmbyllës i Arbanës tërhoqi vëmendje, pasi ajo foli gjerësisht për sfidat dhe vështirësitë e papritura që shoqëruan këtë eksperiencë.

Siç ka raportuar Prive By Liberta Spahiu, moderatorja mungoi në festën pas Prime-it, në festën e organizuar një ditë më vonë, si edhe në xhirimet e “Post Prime”.

Po ashtu, bie në sy fakti se në festën e madhe emri i saj nuk u përmend as në falënderimet e organizatorëve.

Burimet bëjnë me dije se gjatë transmetimit të programit kanë ekzistuar mospërputhje brenda produksionit sa i përket mënyrës së zhvillimit të formatit.

Mbetet për t’u parë nëse këto mosmarrëveshje do të ndikojnë në vazhdimësinë e Arbanës në sezonin e ardhshëm të Ferma VIP. /Telegrafi/