Raporti më i fundit për Kosovën i hartuar nga eurodeputeti dhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras thekson se përhapja e dezinformatave gjatë periudhave zgjedhore paraqet një shqetësim në rritje.
Raporti nënvizon se përhapja e informacionit të rremë dhe manipulues mbetet sfidë për institucionet dhe për stabilitetin shoqëror në vend.







