​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Nacionale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që po vazhdojnë protestën, duke publikuar një video në rrjetin social Facebook. Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shfaqet tryeza prej guri, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që po vazhdojnë protestën, duke publikuar një video në rrjetin social Facebook.

Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shfaqet tryeza prej guri, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Studentët kanë më shumë se dy javë që po protestojnë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët deri më tani kanë refuzuar të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë.

Ata po vazhdojnë protestat, duke mbajtur qëndrimin e tyre për kërkesat e parashtruara. /Telegrafi/

Komentet