​Fitorja e Listës së Studentëve në Serbi dhe humbja e Vuçiqit, ky është komenti i Kurtit

Nacionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar historik rezultatin e Koalicionit Shqiptar në Luginën e Preshevës, i cili siguroi dy mandate në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se koalicioni mori 27 mijë e 670 vota, duke e cilësuar këtë rezultatin më të […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar historik rezultatin e Koalicionit Shqiptar në Luginën e Preshevës, i cili siguroi dy mandate në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se koalicioni mori 27 mijë e 670 vota, duke e cilësuar këtë rezultatin më të lartë të shqiptarëve që nga viti 2000.

“Në këto zgjedhje pati disa arritje historike. Koalicioni shqiptar mori 27 mijë e 670 vota. Ky është rezultati më i lartë i shqiptarëve që nga viti 2000. Plot 1 233 vota më shumë sesa në vitin 2020, kur u patën fituar tri mandate. Me rritjen e 35 koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, ky rezultat ka ekuivalentin përllogaritës të 37 mijë e 353 votave. Shqiptarët janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, por janë renditur të dytët për nga votat dhe të parët për nga mandatet së bashku me hungarezët”, potencoi Kurti.

Kurti komentoi edhe fitoren e Listës së Studentëve në Serbi dhe humbjen e ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiq, si dhe mbetjen jashtë Kuvendit të listës së Ivica Daçiqit.

Këto rezultate, kryeministri Kurti i interpretoi si humbje politike për Vuçiqin dhe Daçiqin, duke i lidhur me zhvillimet politike të një çerek shekulli më parë, kur nga pushteti u larguan Slobodan Millosheviqi dhe Vojislav Shesheli.

Fitorja e Listës së Studentëve në Serbi dhe humbja e Vuçiqit, ky është komenti i Kurtit

“Lista Studentore doli e para. Koalicioni i Vuçiqit e humbi shumicën parlamentare, ndërsa lista e Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit. Një çerek shekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi, humbën”, tha ai. /KP/

Komentet