Shqipëria vijon të shënojë rritje të trafikut ajror të pasagjerëve, sipas statistikave të publikuara për performancën e shteteve në transportin ajror për muajin maj 2026, krahasuar me majin 2025.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau në rrjetet sociale tabelën krahasuese, sipas së cilës Shqipëria shënoi një rritje prej 26% të trafikut të pasagjerëve, duke u renditur pas Sllovakisë me 112,8% dhe Maqedonisë së Veriut me 27,4%.

“Maji me rritje domethënëse”, shkruan Rama, duke vlerësuar ecurinë e sektorit të transportit ajror.
Pas Shqipërisë renditen Mali i Zi me 17,8%, Malta me 16,5%, Uzbekistani me 16,2% dhe Estonia me 13,1%, ndërsa disa vende evropiane kanë shënuar rënie të trafikut ajror gjatë së njëjtës periudhë.





