Kurti shkruan në Facebook për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Nacionale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka reaguar pas takimeve të ndara që zhvilloi me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është ende herët […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka reaguar pas takimeve të ndara që zhvilloi me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është ende herët për të folur për rezultate konkrete, por u shpreh optimist për vazhdimin e procesit.

“Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë për rrugën përpara. Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit, kemi shpresë për avancim në vijim”, ka shkruar ai.

Kurti theksoi se qëllimi mbetet funksionalizimi i institucioneve në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

“Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës”, u shpreh kryetari i LVV-së.

Takimet me PDK-në dhe LDK-në janë pjesë e konsultimeve politike për formimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi/