Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj të tetëmbëdhjetë në mënyrë elektronike, ku ka miratuar kërkesën e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas njoftimit, Qeveria ka aprovuar shumën prej 10,887,186.45 euro për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Mjetet e ndara pritet të përdoren për procesin zgjedhor, përfshirë përgatitjet teknike, logjistike dhe administrative nga ana e KQZ-së.
Zgjedhjet e parakohshme vijnë në një periudhë të zhvillimeve të reja politike në vend, ndërsa institucionet kanë nisur përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Numri i përgjithshëm i subjekteve politike që janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
KQZ-ja ka bërë thirrje që partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të dorëzojnë sa më shpejt listat e kandidatëve për të siguruar certifikim dhe përgatitjen e procesin zgjedhor në kohë. /Telegrafi/





