Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK kanë bërë publike marrëveshjen e tyre të koalicionit, e cila sipas palëve nënshkruese paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve dhe thellimin e proceseve demokratike në vend.
Në dokumentin e nënshkruar thuhet se bashkëpunimi synon garantimin e një qeverisjeje transparente, të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve.
“VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Sipas tyre, secila nga partitë pjesëmarrëse sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë në veprimtarinë publike dhe një traditë të angazhimit shoqëror, të cilat pritet të reflektohen në funksionimin e koalicionit.
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera
<div><div><img width="640" height="359" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/marreveshje-1024x574.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1105" height="619" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/marreveshje.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK kanë bërë publike marrëveshjen e tyre të koalicionit, e cila sipas palëve nënshkruese paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve dhe thellimin e proceseve demokratike në vend. Në dokumentin e nënshkruar thuhet se bashkëpunimi synon garantimin e një qeverisjeje transparente, të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve.</div>






