Selin Bollati dhe Armir Shahini – Miri janë kthyer nga miq në rivalë të njëri-tjetrit.Dy banorët e Big Brother VIP Albania 5 nuk i kanë kursyer përplasjet me njëri-tjetrin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Të dy ata vendosën që të sqarohen se si lindën debatet e tyre, duke u kthyer te pyetjet që i bënë njëri-tjetrit në Prime, nëse kanë ndjenja.
Selin e ka pyetur se përse Miri ka vazhduar me akuza edhe pasi e mori përgjigjen, ndërsa ky i fundit u shpreh se nuk ka bërë asnjë akuzë, gjersa pyetja erdhi si një shpjegim që i detyrohej atij, familjes së tij dhe publikut.






