Ushtria amerikane nuk ka kryer sulme të reja ndaj Iranit që nga mbrëmja e kaluar, por ka vazhduar të rrëzojë sulmet e nisura nga Irani, ka deklaruar një zyrtar amerikan.
Në një prononcim për partnerin amerikan NBC News, zyrtari tha se sistemet tokësore amerikane kishin interceptuar raketa balistike iraniane, ndërsa mjetet ajrore kishin rrëzuar dronë dhe raketa lundruese që synonin vendet fqinje.
Ai shtoi se deri tani nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme të rëndësishme në objektet amerikane, shkraun skynews.
Irani gjithashtu nuk ka qëlluar ndaj anijeve tregtare që nga e marta dhe ka ndaluar edhe kërcënimet ndaj tyre përmes komunikimeve radio.
Këto janë detaje të tjera të dhëna nga zyrtari amerikan:
Rivendosja e bllokadës detare ndaj Iranit mbetet një opsion në tavolinë.
Edhe pse raketat dhe dronët nuk shkaktuan dëme të drejtpërdrejta në objektet amerikane, mbeturinat e krijuara nga interceptimet shkaktuan dëme.
Një interceptim raketor mbi selinë e Marinës amerikane në Bahrein shkaktoi dëmtime nga mbeturinat edhe në një ndërtesë jo-amerikane.
Gjatë natës së kaluar, SHBA-ja goditi rrugë, ura dhe infrastrukturë që i mundësonte Iranit, veçanërisht Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të lëvizte furnizime dhe armë.
SHBA-ja nuk e ka goditur centralin bërthamor në Bushehr, pavarësisht se mediat shtetërore iraniane kishin pretenduar se një predhë amerikane kishte goditur perimetrin e tij. /Telegrafi/






