Pse Putin po frikësohet që të takohet me Zelenskyn?

Bota

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Rusia duhet ta dijë se edhe pse Ukraina ka kaluar një dimër shumë të vështirë, as dimri i ardhshëm për rusët nuk do të jetë i lehtë. “Rusia duhet ta dijë se ne kaluam një dimër të tmerrshëm dhe as i tyre nuk do të jetë i lehtë”, tha […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Rusia duhet ta dijë se edhe pse Ukraina ka kaluar një dimër shumë të vështirë, as dimri i ardhshëm për rusët nuk do të jetë i lehtë.

“Rusia duhet ta dijë se ne kaluam një dimër të tmerrshëm dhe as i tyre nuk do të jetë i lehtë”, tha ai.

Lideri ukrainas shtoi se nuk ka ndërmend të luajë sipas rregullave të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Nuk do të shkoj të takohem me Putinin në Moskë. Nuk luaj këto lojëra. Mund të takohemi në Turqi, në Zvicër ose në Lindjen e Mesme, por për momentin ai nuk dëshiron t’i japë fund luftës”, u shpreh Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, rreth 60 për qind e qytetarëve rusë dëshirojnë që lufta të përfundojë.

Ai zbuloi gjithashtu se ekziston mundësia që Ukraina të prodhojë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

“Kam diskutuar me Donald Trump transferimin e licencave për prodhimin e këtyre sistemeve. Udhëheqësi amerikan iu përgjigj pozitivisht kësaj ideje”, tha lideri ukrainas.

Në fund, Zelensky deklaroi se Putini ka frikë nga kthimi i ushtarëve rusë nga fronti.

“Putini ka frikë nga një milion ushtarë rusë që do të kthehen dhe do të pyesin: ‘Për çfarë luftuam?’”, tha presidenti ukrainas. /Telegrafi/