Pse është e rëndësishme fitorja për Kongresin amerikan?

Bota

Në zgjedhjet e sotme, amerikanët vendosin se kush do ta kontrollojë Kongresin, gjë që do të ndikojë në atë se sa do të jetë në gjendje presidenit Donald Trump ta zbatojë politikën e tij gjatë dy viteve të mbetura të mandatit. Kongresi është parlamenti amerikan dhe përbëhet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, shkruan cnn. […]

Madhësia e shkronjave

Në zgjedhjet e sotme, amerikanët vendosin se kush do ta kontrollojë Kongresin, gjë që do të ndikojë në atë se sa do të jetë në gjendje presidenit Donald Trump ta zbatojë politikën e tij gjatë dy viteve të mbetura të mandatit.

Kongresi është parlamenti amerikan dhe përbëhet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, shkruan cnn.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, shtetet më të mëdha kanë më shumë përfaqësues, pasi kanë popullsi më të madhe. Ndërsa në Senat, secili shtet dërgon nga dy senatorë, pavarësisht numrit të banorëve.

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Çdo ligj duhet të marrë miratimin e të dyja dhomave. Senati, ndër të tjera, konfirmon emërimet e presidentit në pozita të rëndësishme shtetërore.

Kongresi vendos gjithashtu për buxhetin e shtetit dhe mbikëqyr punën e administratës presidenciale.

Nëse demokratët fitojnë shumicën në njërën ose në të dyja dhomat, Trumpi do ta ketë më të vështirë miratimin e ligjeve dhe financimin e planeve të tij.

Në të njëjtën kohë, demokratët do të mund ta shtojnë mbikëqyrjen ndaj punës së administratës së tij dhe të nisin hetime. /Telegrafi/

Komentet