“Pse ende askush s’e ka blerë?”, Arsenalit i propozohet ylli i Man Unitedit pasi dështuan me Vinicius Jr

Sport

Arsenalit i është bërë thirrje që të ndryshojë strategjinë e transferimeve dhe të kthejë vëmendjen te Marcus Rashford, pasi dështoi në tentativën ambicioze për të transferuar yllin e Real Madridit, Vinicius Junior. Pasi braziliani zgjati kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032, ish-kapiteni i Arsenalit, William Gallas, beson se Rashford do të ishte një […]

Madhësia e shkronjave

Arsenalit i është bërë thirrje që të ndryshojë strategjinë e transferimeve dhe të kthejë vëmendjen te Marcus Rashford, pasi dështoi në tentativën ambicioze për të transferuar yllin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Pasi braziliani zgjati kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032, ish-kapiteni i Arsenalit, William Gallas, beson se Rashford do të ishte një alternativë ideale për sulmin e Mikel Artetës.

“Sigurisht, Marcus Rashford do të ishte një opsion i shkëlqyer për sulmin e Arsenalit. Mendoj se ai pati një sezon të mirë dhe jam i sigurt se disa klube do të tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë. Nuk mendoj se ai do të qëndrojë te Manchester Unitedi”.

“Nuk e di pse ende nuk e ka blerë askush, ndoshta sepse çmimi është shumë i lartë”, ka deklaruar Gallas.

Rashford u rikthye te Manchester Unitedi pas huazimit te Barcelona, por e ardhmja e tij në “Old Trafford” vazhdon të jetë e paqartë.

Gallas beson se dëshira e sulmuesit anglez për t’u larguar është e qartë.

“Ai dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, përndryshe nuk do të kishte shkuar në huazim te Barcelona. Ai do të përpiqet të gjejë një zgjidhje për t’u larguar nga klubi dhe të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me një klub tjetër britanik. Tani pyetja është nëse Manchester Unitedi është gati ta shesë. Kjo është pyetja. Duhet ta dimë përgjigjen”, shtoi Gallas.

Manchester Unitedi raportohet se është i gatshëm ta shesë Rashfordin për rreth 40 milionë funte, shifër që mund ta bëjë atë një objektiv konkret për Arsenalin.

Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka vlerësuar maksimalisht Rashfordin pas përfundimit të huazimit të tij në klubin katalunas.

“Ajo që mund të them për Marcusin është se më pëlqeu shumë të punoja me të. Ndonjëherë nuk është gjithmonë e qartë se çfarë ndodh me lojtarët që janë në huazim. Mendoj se situata jonë nuk ishte e lehtë për këtë arsye. Por më pëlqeu shumë të punoja me të. Ai është një lojtar fantastik dhe një person fantastik”./Telegrafi/