Problem në gypin kryesor, KRU Prishtina me njoftin: Këto lagje do përballen me reduktime të ujit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811484-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Problem në gypin kryesor, KRU Prishtina me njoftin: Këto lagje do përballen me reduktime të ujit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="940" height="627" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811484-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Problem në gypin kryesor, KRU Prishtina me njoftin: Këto lagje do përballen me reduktime të ujit" loading="lazy"></p>Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina, ka njoftuar se si pasojë e një rrjedhje në gypin kryesor, do të ketë reduktime të ujit. Janë disa lagje ku do të preken nga reduktimet, përfshirë gjysmën e Hajvalisë. Më poshtë komunikata: NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË Si pasojë e një rrjedhjeje në gypin kryesor DN 250</div>

Madhësia e shkronjave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina, ka njoftuar se si pasojë e një rrjedhje në gypin kryesor, do të ketë reduktime të ujit.
Janë disa lagje ku do të preken nga reduktimet, përfshirë gjysmën e Hajvalisë.
Më poshtë komunikata:
NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË
Si pasojë e një rrjedhjeje në gypin kryesor DN 250 mm në rrugën Arbanasi, pa furnizim me ujë mbeten këto zona:
Gjysma e Hajvalisë
Veterniku (kah Gorenja)
Lagja Qëndresa
Konsumatorët prapa Grand Store
Zona kah Rezonanca – Lagja Premium
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohë sa më të shkurtër të mundshme.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!