Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811714-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811714-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë" loading="lazy"></p>Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet se pika kufitare e Merdarës paraqet fluksin më të madh në dalje nga Kosova. Sipas përditësimit të fundit, në Merdar pritjet në dalje arrijnë deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve në dalje shkon deri</div>

Madhësia e shkronjave

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet se pika kufitare e Merdarës paraqet fluksin më të madh në dalje nga Kosova.
Sipas përditësimit të fundit, në Merdar pritjet në dalje arrijnë deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve në dalje shkon deri në 600 metra, duke e bërë këtë pikë kalimi më të ngarkuarën aktualisht.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, si Bërnjaku, Dheu i Bardhë, Glloboçica, Hani i Elezit, Jarinja, Kulla, Muçibaba, Mutivoda, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmica, fluksi në dalje mbetet i ulët.
Në këto pika, pritjet për dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara automjetesh.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, nuk raportohet për pritje apo kolona të konsiderueshme në dalje në asnjë pikë kufitare.